Vetëvendosje përkujton Mon Balën dhe Arben Xheladinin (Foto)
Në 12-vjetorin e vrasjes së Mon Balës dhe Arben Xheladinit, të cilët kanë humbur jetën në protestën e vitit 2007, Lëvizja Vetëvendosje së bashku me familjarë, miq e qytetarë, kanë bërë homazhe tek pllaka përkujtimore e vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se përveç dëshmorëve të luftës, ka dëshmorë të pasluftës dhe të vullnetit të shoqërisë.
“Në momentin kur qytetarët mbërritjen këtu, ushtria e UNMIK-ut doli përpara dhe na i bllokuan rrugët, ne e paralajmëruam një protestë paqësore, dhe ajo u kthye në një gjakderdhje. Si pasojë e kësaj e gjetën vdekjen Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Ne në këtë ceremoni jemi mbledhur që të kujtojmë edhe një herë jetën e tyre dhe qëllimin politik të protestës së 2007-ës”.
“Është e dhimbshme që si vdiqën. Po ashtu e dhimbshme është se si nuk gjetën kurrë drejtësi, po ashtu edhe familjarët e tyre, sepse ne mund të qetësohemi sado pak kur ata që e bënë krimin ndodhen para grilave”, ka deklaruar Konjufca.