Vetëvendosje prin dukshëm me të hyra për vitin 2023 (dokument)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të paaudituara të partive politike për vitin 2023.
Sipas këtyre raporteve nga partitë parlamentare, prin Lëvizja Vetëvendosje me të hyra për vitin e kaluar.
Mbi 2 milionë e 98 mijë euro janë të hyrat e deklaruara nga ky subjekt, derisa shpenzimet kalojnë mbi një milionë e 381 mijë euro.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me të hyra mbi 808 mijë euro dhe shpenzime mbi 715 mijë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, ka pasur të hyra prej 723 mijë euro, kurse shpenzimet e saj kanë qenë 431 mijë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si subjekti i radhës parlamentar ka pasur të hyra fiks prej 280 mijë euro, kurse shpenzimet i kanë shkruar në 268 mijë sish.