Vetëvendosje proteston kundër korrigjimit të kufijve

29 shtator 2018 | 11:09

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot një protestë paqësore me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Protesa do të nis në orën 14:00 te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar në Sheshin ‘Skënderbeu”, dhe do të përfundojë me një koncert në Sheshin “Zahir Pajaziti”

LV-ja ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se po dëshiron t’ia japë Serbisë edhe Ujmanin e Trepçën, gjë që siç kanë thënë ata nuk mund ta lejojnë.

Protestuesit do të nisen nga qytete të ndryshme drejt Prishtinës, duke filluar nga ora 10:00, për të cilët LV-ja ka siguruar transport falas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta e 29 shtatorit është thirrur nën organizimin e Lëvizjes…