Vetëvendosje proteston në Berlin
29 prill 2019
| 18:36
Me moton “Kundër pazareve Thaçi-Vuçiq”, dhe “Kundër bonjëzimit të Kosovës”, Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Gjermani ka protestuar në Berlin, ku është duke u mbajtur samiti i Berlinit, në të cilin janë duke marrë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe ata të Kosovës.
Para medieve, aktivistë të kësaj lëvizje kanë thënë se janë kundër çfarëdo vendimi që është kundër interesit kombëtar.