Vetëvendosje publikon sloganin elektoral
11 shtator 2019
| 22:26
Lëvizja Vetëvendosje! në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta ketë sloganin (ErdhiDitaV).
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes!, Albin Kurti, i cili është kandidat për kryeministër ka publikuar këtë slogan në profilin e vet në “Facebook”.
Nga kjo parti, garës për deputetët do t’i hyjnë 110 kandidatë, pjesë e listës zgjedhore është edhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.