Vetëvendosje: Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet ta drejtojë dialogun (Video)

24 korrik 2020 | 16:45

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Kosovës i duhet qeverisje legjitime përmes zgjedhjeve demokratike në mënyrë që të mund ta përfaqësojë shtetin tonë në negociata me Serbinë.

Kjo lëvizje ka theksuar se qeveria Hoti nuk ka legjitimitet ta drejtojë procesin e dialogut.

“Në mungesë të këtyre dyjave ajo nuk ka krijuar as platformë e as unitet. E vetmja gjë që ka bërë është pranimi i kërkesave të Serbisë: është hequr reciprociteti dhe është hequr dorë nga anëtarësimet. Kosovës i duhet një qeverisje si qeveria Kurti që përfaqëson Republikën e Kosovës me dinjitet dhe sillet sikur të gjitha vendet normale”, ka njoftuar Vetëvendosje. /Epoka e re/

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/2798417753596095/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë…