Vetëvendosje reagon pas vendimit të Supremes: Më 14 shkurt garojmë me 110 kandidatë
29 janar 2021
| 22:54
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme e cila i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pavarësisht këtij vendim LVV thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojnë me listë të plotë prej 110 vetash, përfshirë edhe Albin Kurtit, e Albulena Haxhiun.
Ky është reagimi i LVV-së:
E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.