Vetëvendosje reagon pasi PSD-ja vendosi fytyrën e Kurtit në kontejnerë bërlloku

19 janar 2021 | 18:04

Partia Socialdemokrate (PSD), në krye me Dardan Molliqajn, sot kanë organizuar një aksion në kryeqytet ku në kontejnerë të bërllokut kanë ngjyrosur fytyrën e kreut të VV’së, Albin Kurti, me mbishkrimin “Recycle Bin”.

Përmes këtij aksioni PSD ka kritikuar listën e kandidatëve për deptuetë të Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar si një qorbë ideologjie, derisa Albin Kurtin e kanë cilësuar si “baba i riciklimit”.

Për këtë aksion ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Tinka Kurti, e cila është anëtare e partisë së Kurtit dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se “është rast i rrallë kur je brenda kazanit të plehrave dhe shkarravitë jashtë tij”.

PSD-ja vendos fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerët e bërllokut

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës ka mbërritur të martën në Lara të…