Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

11 janar 2021 | 00:04

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë.

“Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje  duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi. Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje! janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm”.

“Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka njoftuar ky subjekt politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diktatori korean, Kim Jong Un, është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm…