Vetëvendosje shpreh solidaritet me Shqipërinë

21 shtator 2019 | 20:38

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur solidaritet me të lënduarit nga tërmeti që ka ndodhur pasdite në Shqipëri.

“Tërmeti i fuqishëm që ka tronditur Durrësin dhe Tiranën ka lënduar dhjetëra njerëz e ka dëmtuar rëndë disa objekte banesore. Lëvizja Vetëvendosje! shpreh solidaritetin e saj me Shqipërinë, veçanërisht me njerëzit që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”.

“Shpresojmë që të lënduarit të bëhen mirë sa më shpejt, e sigurisht që edhe mbështetësit tanë do të bashkohen në mbështetje e ndihmë për bashkëkombasit tanë, sapo të merren vesh se cilat janë përmasat e dëmeve ekonomike e pronësore, dhe nevojat urgjente”, ka shkruar Vetëvendosjes në faqen zyrtare në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët po…