Vetëvendosje takohet me presidentin slloven
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, sot është takuar edhe me udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pjesë e këtij takimi ishin kryetari i LV-së, Albin Kurti, nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, shefi i grupit parlamentar të LV-së, Glauk Konjufca dhe deputetja, Arbërie Nagavci.
“Në këtë takim miqësor u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, të arriturat e shtetit të ri të Kosovës në vigjilje të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, si dhe fushat në të cilat Kosova ka nevojë të koncentrojë përpjekjet për zhvillim. Theks i veçantë ju dha edhe gjendjes e raporteve në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë politik e ekonomik dhe integrimit të rajonit në struktura euroatlantike. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Sllovenisë u cilësuan si shumë të mira dhe nga të dy palët u shpreh besimi se këto marrëdhënie mund e duhet të avancohen edhe më shumë”, është bërë me dije në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje!.