Vetëvendosje: Thaçi nuk e përmendi në takim me Kurtin afatin 48 orësh
Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, ka reaguar ndaj afatit prej 48 orësh të caktuar nga presidenti Hashim Thaçi, ku brenda kësaj periudhe Vetëvendosje duhet ta paraqes emrin e kryeministrit të ri.
Ai ka thënë se Thaçi në asnjë moment nuk e ka përmendur afatin 48 orësh dhe se sipas tij një kufizim i tillë nuk ka bazë kushtetuese.
“Sot, si sekretar për marrëdhënie me jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje!, isha pjesëmarrës në takimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje!, z. Albin Kurti, me presidentin e Republikës së Kosovës. Mund të them që në asnjë moment presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kandidatit/es për kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve. Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrim vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t’ia dërgojmë zyrtarisht e me shkrim presidentit propozimin tonë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/