Vetëvendosje zgjedh pesë anëtarë të rinj të Kryesisë
11 shkurt 2018
| 20:52
Lëvizja Vetëvendosje! të dielën mbajti mbledhjen e XXXII të Këshillit të Përgjithshëm.
Këshilli i Përgjithshëm ndër të tjera sot mori vendim për pranimin e dorëheqjeve nga Kryesia e Lëvizjes, dhe bëri plotësimin me 5 anëtarë të rinj që u votuan sot në mesin e 13 propozimeve për kandidatë.
Pesë anëtarët e rinj, prej të cilëve 3 gra e 2 burra, të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje! të zgjedhur përmes votimit të fshehtë, me shumicë votash në mesin e 13 propozimeve janë: Mytaher Haskuka, Fitore Pacolli, Arben Vitia, Vlora Haxhimehmedi dhe Tinka Kurti.