Vetëvendosjes i bashkohen disa gra në Prishtinë
13 janar 2021
| 16:50
Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, së bashku me kryetarin e kësaj lëvizje, Albin Kurti dhe aktivisten Violeta Salihu, kanë mirëpritur në takim disa gra nga profile të ndryshme me ç’rast ato janë anëtarësuar në Vetëvendosje.
Me këtë rast, është theksuar se angazhimi i grave në sferën publike është përcaktues për zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi.
“Organizata bëhet edhe më e fortë dhe sukseset edhe më të arritshme me angazhimin politik të të gjitha kategorive shoqërore. Angazhimi i grave në sferën publike mbetet determinues për zhvillimet dhe proceset politike e shoqërore të cilat na kanë ndjekur dhe do të na ndjekin përherë”, ka njoftuar Qendra e LV-së në Prishtinë.