Vetëvendosjes i bashkohen dy aktiviste të reja
Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar dy aktiviste të reja. Me këtë rast, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se dy anëtaret e reja të kësaj lëvizje janë qytetare aktive që ndjekin me vëmendje e shqetësim zhvillimet socio-politike në Kosovë.
“Në Lëvizje mirëprita anëtaret e reja znj.Arife Sheholli dhe znj.Refiqe Hamiti. Arifja dhe Refiqja janë shoqe të fëmijërisë me origjinë nga Llapi. Arifja është menaxhere në hotelin ‘Parker New York’ në Manhattan të Nju Jorkut në ShBA ku jeton tash e 15 vjet. Ndërkaq Refiqja është mësuese në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, ish drejtore në IP ‘Yllkat’, gazetare te ‘Bota Sot’ dhe ‘Kosovarja’, e veterane e UÇK-së. Ato janë qytetare aktive që ndjekin me vëmendje e shqetësim zhvillimet socio-politike në Kosovë e ndër shqiptarë. Tash do të angazhohen në Vetëvendosje për të punuar e kontribuar më shumë për ndryshimet e nevojshme dhe progresin që na duhet”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/486456981854191/?type=3&theater