Vetëvendosjes i bashkohen një grup profesionistësh nga Skenderaj
01 shtator 2019
| 13:05
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se një grup profesionistësh të rinj i janë bashkuar kësaj lëvizje.
Kurti ka thënë se të rinjtë e Drenicës dhe Kosovës do t’i prijnë ndryshimit më 6 tetor.
“Një grup profesionistësh të rinj nga Skenderaj, të cilët vijnë nga rrugë të ndryshme të jetës brenda dhe jashtë Kosovës, u anëtarësuan në Lëvizje. Të rinjtë prijnë për ndryshimin. Gjithandej Kosovës, edhe në Skenderaj e Drenicë. Ne i zëmë besë drejtësisë dhe i besojmë të rinjve të Kosovës. Na duhet ndryshimi sepse të rinjtë na duhen këtu, që bashkë ta zhvillojmë Kosovën”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/