Vetëvendosjes i bashkohet kirurgu me prejardhje nga Istogu

06 shtator 2019 | 14:55

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se kësaj lëvizje i është bashkuar kirurgu Valdet Januzaj.

Ai ka thënë se Januzaj është me prejardhje është nga Istogu, por që nga viti 1991 ka jetuar në mërgim.

“Në vitin 2000 Valdeti përfundoi studimet në kirurgji dentare pranë Institutit Karolinska në Stokholm, i cili njihet si qendër botërore për studime dhe hulumtime në shkencat mjekësore. Gjatë kësaj kohe ka qenë kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve “Iliria” si dhe është angazhuar në Zyrën e Kosovës për Skandinavi, me seli në Stokholm. Valdeti për një kohë ka ushtruar profesionin Doktor i Stomatologjisë në Suedi, e pastaj është shpërngulur në Angli, ku ka vazhduar profesionin si dhe studimet pasuniversitare. Ai ka qenë pronar i një poliklinike për disa vite në Angli. Studimet pasuniversitare i ka vazhduar në dy fusha: Stomatologji (Warwick University, Coventry) dhe Menaxhment dhe Mentorim Modern (Royal College of Surgeons, London)”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/675916016241619/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u shkarkua nga drejtimi i Prishtinës, Mirel Josa përflitet…