Vetëvrasjet në burgje rrisin shqetësimet për sigurinë e të burgosurve

07 shtator 2019 | 11:02

Dy raste të vetëvrasjeve kanë ndodhur brenda më pak se një muaji në burgjet e Kosovës. Sipas njoftimeve nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në të dy rastet, të burgosurit kishin varur veten.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se Policia dhe Prokuroria kanë zhvilluar hetimet për të dy rastet e fundit. Por, për asnjërin rast, organet e hetuesisë nuk kanë dalë me ndonjë konstatim të rrethanave se si kanë ndodhur këto vetëvrasje.

Kurse Këshilli për Mbrojtjen Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, ndonëse ka kërkuar adresimin e këtzre rasteve si shqetësim, ka dalë me vlerësimin se rastet e vdekjeve apo të vetëvrasjeve në burgjet e Kosovës, nuk kanë të bëjnë kushtet apo shërbimet që u ofrohen të burgosurve.

Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i KMLDNJ-së, Këshill ky që monitoron sistemin e Shërbimit Korrektues dhe merret me mbrojtjen e të drejtave të burgosurve thekson se rastet e shpeshta të vdekjeve në burgje, duhet të adresohen si shqetësim.

“Nuk është se ata bëjnë vetëvrasje për shkak të kushteve të rënda në burg, apo se ndaj tyre ushtohet ndonjë dhunë apo për shkak se u refuzohet ndonjë ndihmë mjekësore, por duhet ta kemi parasysh se në burg shkojnë persona të sëmurë, të cilët kanë qenë edhe jashtë (sa kanë qenë në liri) të sëmurë”.

“Aty ndërron ambienti krejtësisht, është një situatë krejt tjetër dhe kjo ua ndërron situatën. Mirëpo, Shërbimi Korrektues i Kosovë duhet të ulet dhe të bëjë një analizë dhe ta gjejë një propozim në mënyrë që të ndërmerren masa parandaluese për rastet në të ardhmen”, thekson Shala, transmeton REL.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…