Vetëvritet 45 vjeçja në Prizren
18 qershor 2024
| 08:49
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Një grua dyshohet se është vetëvrarë.
Lajmin e ka konfirmuar për medie Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Rreth orës 06:50, dyshohet se një grua është vetëvrarë me armë zjarri. Policia dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, tha ai.
Bytyqi tha se viktima dyshohet se është e moshës rreth 45-vjecare dhe se rasti ka ndodhur në shtëpinë e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.