Në Qendrën Paraburgimit në Pejë vetëvaret një i paraburgosur
28 gusht 2019
| 10:59
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Paraburgimit në Pejë, të mërkurën gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, në banjon e njërës nga dhomat është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ, në dhomë bashkë me të ishin edhe tre persona të tjerë.
I paraburgosuri ishte në mbajtje nga data 14.06.2019 dhe ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.
“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Sapo të kemi një raport me të zgjeruar nga organet kompetente hetimore, do t’ju mbajmë të informuar”, është bërë me dije në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
/Epoka e re/