
Vetëvritet një i paraburgosur në Dubravë
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është vetëvra të hënën një i paraburgosur me inicialet I.K., i lindur më 22.11.1987, nga fshati Tërpezë, Komuna e Malishevës.
Në një komunikatë për medie të Shërbimit Korrektues të Kosovës është thënë se “i paraburgosuri I.K. ishte arrestuar më 10.04.2018 dhe ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërsa në Qendrën Korrektuese në Dubravë ishte transferuar më 03.07.2018″.
“Vepra me të cilën ngarkohej ishte vrasje e rëndë në tentativë dhe kishte vazhdim të paraburgimit deri më 08.09.2018”, është thënë në komunikatën e ShKK-së.
Sipas kësaj komunikate, ai ka qenë i hospitalizuar për një periudhë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.
Për rastin e vetëvrasjes është bërë me dije se janë njoftuar autoritetet kompentente: Prokuroria, Gjykata, Policia e Kosovës si dhe familja e të ndjerit.