Vetëvritet një person në Pejë, dyshohet se ishte polic
30 mars 2019
| 22:29
Një person është gjetur i vdekur në Pejë.
I njëjti dyshohet se është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Shkodran Nikçi , zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës ka bërë të ditur për “lajmi.net”, se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ai po ashtu ka thënë se dyshimet e para dërgojnë në vetëvrasjen e viktimës, teksa nuk ka konfirmuar nëse i njëjti është pjesëtar i Policisë së Kosovës. “Me të marrë informacionin në fjalë, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes. Dyshime e para çojnë se i njëjti është vetëvrarë”, ka thënë ai.