Vetëvritet një person në Prizren

17 maj 2021 | 11:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Prizreni i ka dhënë fund jetës duke bërë vetëvrasje.

Këtë lajm, policia ka arritur që ta konfirmoi dje paradite nga familjarët e personit që bëri vetëvrasje.

Nuk është bërë me dije metoda e vetëvrasjes, por është thënë se viktima kishte probleme të shëndetit mendor, shkruan “Epoka e re”.

“Raportohet se për shkaqe të pa njohura viktima mashkull kosovar është gjetur i pa shenja jete. Sipas dëshmitarit babait te tij viktima ka pasur probleme psikike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, është thënë në raportin 24-orësh të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak javë më parë, në media qarkulloi me shpejtësi një…