Vetëvritet një polic në Shqipëri

08 korrik 2022 | 23:35

Një punonjës i policisë është vetëvrarë me armën e shërbimit, mbrëmjen e sotme në Delvinë.

Sipas uniformave blu, Eduart Beqiraj, 54 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij.

54-vjeçari ishte me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar efektivin të ndërmarrë këtë akt, ndërsa burime bëjnë me dije për ABC se jetonte i vetëm, pasi ishte i divorcuar.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot këshilltarja e lartë akademike Elisabeth Soliz dhe drejtoresha për…