Vetëvritet një shqiptar i Kosovës në Francë, mësohet arsyeja

20 dhjetor 2021 | 14:17

Një 41-vjeçar nga Kosova i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës. Ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta franceze, “Le Monde”.

“Në moshën 40-vjeçare, duke preferuar ta mbyllin në një qeli të ndotur që kundërmon vdekje, sesa të kthehet në vendin e tij, nuk mund të imagjinohet” , ka thënë një avokate e qytetit duke komentuar vdekjen e kosovarit më 15 dhjetor, në bodrumin e gjykatës së Bordosë.

Ai është vetëvarur me lidhësen e kapuçit të xhupit të tij. Policia, pastaj zjarrfikësit, nuk kanë mundur të bënin asgjë për ta shpëtuar. Bëhet fjalë për Fitim Ukën. Ai ishte 41 vjeç dhe vinte nga Kosova, shkruan “Le Monde”.

Sipas elementëve të parë të hetimit për gjetjen e shkaqeve të vdekjes të zbuluara nga Prokuroria e Bordosë pikërisht në ditën tragjike, 41-vjeçari do të gjykohej pasdite si pjesë e procedurës së paraqitjes së menjëhershme për shmangie nga ekzekutimi i urdhrit për largim nga Franca.

“Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam, pastaj Prishtinë”, ka thënë avokatja e tij, Abraham Herve Diompy. Klienti i saj nuk kishte dashur t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte hipjen e tij në aeroplan, siç ka treguar zyra e prokurorit të Bordos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Dhjetori dhe Shkurti, datat 20 dhe 15 të…