Vetfundosja tragji-komike e Albin Kurtit
Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës
Rruga përpara e Republikës së Kosovës, pra e ardhmja e saj, është në lidhjen e ngushtë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vecmas me këtë të fundit.
Këto dy ditë të fundit, ajo çfarë po shohim është një tragji-komedi. Sepse vet legjitimiteti politik i Albin Kurtit i veshur me populizëm dhe pa prioritete tjera pos atyre elektorale, është legjitimitet tragjkomik.
Kurti teknokracinë si punë dhe përkushtim e pati zëvendësuar me hegjemoni politike për të zotruar elektoratin përtej legjetimitetit të tij politik dhe institucional.
E ditur që mashtrimi nuk funksionon pambarimisht, Albin Kurtit po i zhveshet edhe petku i fundit populist, si hallka e fundit që e mbante për pushteti.
Ai duke u larguar, po sigurohet që edhe rruga e Kosovës për në Bashkimin Evropian të bëhet edhe më e largët, edhe si endërr dhe si aspirim i çdo qytetari/qytetareje të Republikës.
Taktikat e tij për gjoja se anëtarësim në Këshillin e Evropës në shkëmbim të 24 hektarëve, janë taktika të ulta që mundohen ta paraqesin Bashkimin Evropian si këmbimore dhe të korruptueshme në sytë e qytetarëve aspiruesë për t’u integruar në BE.
Pasi aleancën me SHBA-të e ktheu në frustrim, tani edhe përspektivën evropiane të Kosovës po mundohet t’a kthejë në revoltë dhe armiqësim gjithpopullor.
Albin Kurti, për fajet e tij fajëson çdo kend pos vetes së tij, përfshirë ata që sot ndodhen në Hagë si pengesë për atë për të ardhur në pushtet.
Por një gjë është e qartë, Albin Kurti po vetfundoset. Ai po vetfundoset në pusin që ka ndërtuar jo vetëm për kundërshtarët e tij politik por edhe më gjerë.
Vetfundosja e tij faustiniane le të shërbejë si leksion për liderët dhe politikanët e rinj: me rrena nuk mbahet pushteti!