Vetizolim
23 mars 2020
| 16:42
Këtu ku jemi
Nuk ka telefon
Nuk ka as libër
Nuk ka as letër
Nuk ka as laps
Për të shkruar
Dhe kthyer përgjigje
Nuk ka as stuhi
As re të zeza- futë
Por zukama e gjinkallave
Të shpon timpanin.
Hej, me shkruaj si është në botën tjetër
Më shkruaj për kohen
Sa është temperatura
A keni marramendje
Nga vapa e thashethemet
Sonte, meteorologët lajmëruan
Nuk do te bije shi
Po as freskët nuk do te bëjë
Unë e vetmia, nesër
Do te qeshim me stinën.
Në vet izolim
(Sabile Keçmezi-Basha)