Vetizolohen mjekët që u kujdesën për pacientin që ndërroi jetë nga koronavirusi
Janë vetilzoluar 13 mjekët në Prishtinë që ishin kujdesur për shëndetin e pacientit i cili ndërroi jetë nga koronavirusi.
Izolimi i mjekëve të Qendrës Emergjente është bërë me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.
“59-vjeçari është kontrolluar në mbrëmjen e 4 prillit, pastaj të nesërmen me rekomandim edhe te IKSHPK-së, është vendosur që 13 punonjësit shëndetësorë të mjekësisë urgjente të shkojnë në vetizloim për të parandaluar mundësinë e përhapjes së infektimit”, ka thënë Gashi.
Përpos 59-vjeçarit nga Prishtina, nga Covid-19 ka vdekur edhe një grua e moshës 70 vjeçare nga Korisha e Prizrenit.
Deri më tani jetën e kanë humbur tre persona, ndërsa të infektuar janë 145 persona.