Vetizolohet “Grupi Fama”

18 mars 2020 | 13:56

Në ndejën e së premtes në Gjilan ku merrte pjesë edhe këngëtari Muhamet Sejdiu që doli pozitiv me koronavirus ishin edhe pjesëtarët e “Grupit Fama”

“Klan Kosova” ka kontaktuar me këngëtarin, Burak Vehapi, i cili pohoi se i gjithë grupi janë izoluar.

“Prej të shtunës kemi fillu me i mar masat duke përdorë doreza dhe dezinfektues dhe kemi hy në vetizolim. Të gjithë anëtarët e grupit jetojmë në të njëjtën hyrje edhe të tjerët janë duke vepruar njësoj – mirëpo të gjithë jemi mirë dhe pa simptoma”, ka deklaruar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…