Veton Berisha e fton publikisht në debat Albin Kurtin

30 janar 2021 | 21:09

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), e ka ftuar publikisht në debat kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Berisha këtë ftesë e ka parashtruar në emisionin ‘Kosova Voton’ në T7, teksa ka thënë se Kurti nuk ia ka mësuar emrin deri vonë.

“Derisa ka dalë në komunitet, ndoshta as emrin s’ma ka ditë”, ka deklaruar ai.

I njëjti ka shprehur pakënaqësi rreth trajtimit të komunitetit egjiptian në vend, teksa ka akuzuar kreun e Vetëvendosjes për “tendencë për asimilim”.

“Ndoshta edhe ka. Në rastin tonë te z.Kurti ka pasur tendencë për me na asimiluar. Në kohën kur ne kemi negociuar me z.Kurti, sepse unë kam fituar faleminderit komunitetit egjiptian, na i ka kthyer 7 mijë vota dhe kemi fituar deputetin e dytë pas 10 vjetëve në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

“Dhe se dy deputetë të komunitetit egjiptianë jemi ofruar me bashkëpunuar me z.Kurti. Ofendimi më i madh që ka qenë në atë kohë është që komuniteti egjiptian, në asnjë mënyrë, edhe pse kemi qenë dy deputetë, nuk iu ka dhënë pozita e ministrit. Për herë të parë kemi qenë një komunitet që kemi ardhur me dy deputetë dhe në rrotacionin logjik ish dashtë me na taku ministria dhe çka ka ndodhur…ka ndërhy, na kanë përça dhe ne kemi përfunduar të diskriminuar”, ka shtuar tutje Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i…