Veton Berisha pas takimit me Kurtin: S’kemi marrëveshje për qeverinë, kryeparlamentarin e votoj

15 prill 2025 | 10:41

Kryetari i Partisë Liberiane Egjiptiane, Veton Berisha, pas takimit të sotëm me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, tha se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.
“S’kemi propozim, unë kam ardhë si deputet i Kuvendit dhe ta kryej detyrën si më ka hije. Nuk kemi marrëveshje me Kurtin, kemi biseduar, por akoma nuk kemi marrëveshje”, tha ai.
Ai tha se do të votojë për këdo që Vetëvendosje e propozon për kryetar të Kuvendit.
“Do të votoj absolutisht për, sepse jemi për ndërtim të institucioneve. Pastaj, shohim. Ne jemi të gatshëm për të marrë detyra”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e…