Veton Surroi dhe Blerim Shala pjesë e ekipit negociator
23 prill 2021
| 20:26
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar që të bëhen pjesë në ekipin negociator edhe Veton Surroi e Blerim Shala.
Siç bënë të ditur Klan Kosova, nga burimet e saja, Surroi e Shala do të janë pjesë e ekipit të Kurtit në bisedimet që do të zhvillohen ne Bruksel.
Media në fjalë ka kërkuar nga zyra e kryeministrit se sa është e saktë informata rreth përbërjes së ekipit negociator, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.
Surroi e Shala kanë qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë në cilësinë e përfaqësuesve të shoqërisë civile.