Vetteli mendon rikthimin në garat e Formula 1
15 shtator 2023
| 10:36
Pasi “mbylli” karrierën e tij në fundin e sezonit 2021-2022, 4 herë kampionati i Botës në Formula 1, piloti gjerman, Sebastian Vettel nuk e përjashton një rikthim të mundshëm në botën e garave me makina.
Për mediat, Vettel është shprehur se nuk e përjashton një rikthim në garat e Formula 1, teksa kujtojmë se një veprim të tillë më herët e kanë bërë dhe pilotët e tjerë të shquar, si Fernando Alonso apo Kimi Raikkonen.
“Nuk mund të them jo. Mendoj se po të pyesje të gjithë pilotët që përfunduan karrierën e tyre, ndoshta disa prej tyre do të kishin thënë jo. Të tjerë thoshin ‘nuk e di’, por në fund u kthyen të gjithë. Nuk mund ta përjashtoj atë hipotezë”, është shprehu Vettel.