Vetteli: Nuk tërhiqem nga garat në fund të këtij sezoni

14 shkurt 2022 | 17:44

Piloti gjerman Sebastian Vettel, katër herë kampion bote në Formula 1, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni.

Ai garon me skuadrën Aston Martin, e cila pak ditë më parë ka bërë paraqitjen për mediet.

“Së pari të shohim se në çfarë pike është makina e këtij sezoni. Më pas do të vendos për të ardhmen, por një gjë është e sigurt, që nuk do të tërhiqem nga garat në fund të këtij sezoni”, u shpreh Vetteli.

“Kam fituar katër tituj në Formula 1 dhe është logjike që të ëndërroj e synoj të shpallem sërish kampion. Të shohim se si do të shkojnë provat zyrtare, madje mendoj se edhe gara e parë sezonale do të jetë një tip testi për ne”, ka shtuar Vettel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) u ka bërë thirrje qytetarëve që…