Vetteli thyen ‘agjërimin’, Ferrari merr dy pozitat e para
Skuadra Ferrari ia ka dalë t’i sigurojë dy shkallët më të larta të podiumit në Çmimin e Madh të Singaporit.
Në pistën e Marina Bay, ai që kaloi i pari vijën e finishit ishte Sebastian Vettel, ndërsa pas tij u klasifikua Çarls Leklerk. Në fakt, të dy pilotët e Ferrarit patën një duel gjatë garës, megjithatë gjermani u tregua më i vendosur dhe rrëmbeu fitoren. Një dopietë si kjo për skuadrën italiane mungonte prej vitit 2017. Ndërkaq, interesant deri në kilometrat e fundit ishte edhe ai mes kampionit të botës në fuqi, Lewis Hamiltonit dhe Max Verstappenit. Megjithatë, holandezi u rezistoi sulmeve të britanikut duke siguruar një vend në podium.
Edhe pas këtij suksesi të Vettelit dhe Leklerkut, për pilotët e Ferrarit do të jetë e vështirë për ta rivalizuar Hamilton, teksa piloti i Mercedesit është shkëputur në krye të klasifikimit dhe është rrugës për titullin e gjashtë botëror.