
Vetulla e diellit
21 mars 2025
| 10:50
Enver Visoka
çfarë kërkon trupi
i jep toka
çfarë kërkon toka
i jep trupi
çfarë kërkon shpirti
i jep qielli
çfarë kërkon qielli
i jep shpirti
…
kur nën vetullën e diellit
thehet harmonia
shuhet bukuria
mos e dhashtë Zoti të vdes dashuria…