Vetura e djegur dje te mensa ishte e këngëtares Kabashi

21 mars 2020 | 08:54

Këngëtarja Ana Kabashi ka folur rreth gjendjes së saj pas aksidentit që i ndodhi dje me veturë.

Një veturë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u përfshi nga zjarri në afërsi të Mensës së Studentëve. Vetura në flakë rastisi të ishte e këngëtares Ana Kabashi, e cila thotë se është mirë.

Me anë të një postimi të gjatë, këngëtarja rrëfeu se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja dhe falënderon publikisht ata që i ndihmuan. “Mir jemi, gjall jemi pa asnje pasoje! Na paqt mar te ligat! Po du me i falenderu dy djemt qe sjau di as emrat tash, te cilet na kan lajmru qe po na kallet kerri tu bertit delni prej kerrit, po ashtu kalimtart tjer qe u mundun me ndal zjarrin pa e mendu rrezikun e vet! Gjithashtu edhe Policine e Kosoves, Zjarrfiksat dhe Ndihmen e Shpejt (Ambulancen) qe erdhen shume shpejt dhe u kujdesen per sigurine tone dhe te gjithve qe ishin aty afer! Faleminderit Zotit jemi mir”, janë fjalët e Anës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave, numri i viktimave të koronavirusit në Spanjë…