Vetura e eskortës së Putinit eksplodon pranë selisë së shërbimit sekret në Moskë

29 mars 2025 | 23:41

Një nga limuzinat e presidentit rus, Vladimir Putin, ka shpërthyer në flakë pas një shpërthimi të madh në një rrugë të Moskës.

Një nga automjetet që besohet të jetë “flota zyrtare e makinave” e presidentit rus u dogj nga flakët pranë selisë së shërbimit sekret FSB, të Moskës.

Besohet se zjarri nisi në motorin e makinës, por menjëherë pas kësaj, pjesa e brendshme e limuzinës Aurus mori flakë plotësisht.

Ndërsa tymi i zi mbuloi rrugën, stafi nga restorantet përreth nxituan jashtë për të provuar të ndihmonin përpara se shërbimet e urgjencës të zbrisnin në vendngjarje.

Nga videot e filmuara dallohet se pjesa e pasme e makinës është dëmtuar rëndë nga zjarri i madh.

Nuk dihet se kush ishte në timonin e makinës dhe as çfarë e shkaktoi shpërthimin.
https://x.com/stevegrubershow/status/1906000339750289798?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1906000339750289798%7Ctwgr%5E0be9240ee4ffb0aa0b86f8d3089c20009fe69233%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Flimuzina-e-putinit-eksplodon-prane-selise-se-sherbimit-sekret-ne-moske%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në faqen e…