Vetura e ish-presidentit Rugova vozitet nga kjo figurë e njohur politike (Foto)
Veturën ‘Cadillac’ që dikur e voziste ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, sot e posedon ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.
Presidenti Rugova posedonte disa vetura sa ushtronte këtë detyrë. Shumica nga to ishin prodhim amerikanë dhe kishin fuqi të madhe të motorit.
Njëra nga veturat e tij ka qenë edhe një ‘Cadillac Deville’, ku ka pasur një motor prej 32 ventila dhe i pajisur me 275 kuaj fuqi, që për atë kohë të rralla kanë qenë veturat me këtë kapacitet të motorit.
Këtë veturë sot e vozit dikush tjetër. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës, Astrit Haraqija.
Haraqija ka qenë përkrahës i madh i Ibrahim Rugovës dhe njëri nga personat më të afërt me familjen e presidentit.
Ai këtë veturë “Cadillac Deville” e ka marrë dhe e ka riparuar tërësisht dhe ka disa vite që e vozitë, ku shihet shpesh në rrugët e kryeqytetit.
Siç shihet edhe në fotografi, vetura është e regjistruar me tabela të rajonit të Gjakovës dhe në tabelën e saj mban të vendosur një flamur Dardan apo siç edhe njihet flamurin e presidentit Rugova. /gazetametro.net/