Vetura e KFOR-it, e para që kalon pas 12 ditësh bllokadë

02 tetor 2021 | 09:49

Sot pritet lirimi i rrugëve në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas dy javë bllokimi si rrjedhojë e vendosjes së reciprocitetit për targat, ndërsa tashmë është liruar një korsi e rrugës.

Vetura e KFOR-it ishte e para që kaloi pas 12 ditësh bllokadë.

Ndryshe, me marrëveshjen Kosovë-Serbi që u arrit të enjten, më 2 tetor Njësia Speciale që aktualisht është në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, do të largohen dhe në të njëjtën kohë do të largohen edhe bllokimi i rrugëve, duke filluar nga ora 08:00, por jo më vonë se ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjakë, para fillimit të tërheqjes së sinkronizuar të Njësive Speciale dhe barrikadave, dhe do të qëndrojnë atje afërsisht dy javë për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë.

Më 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.

Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e Dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë…