![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/policiaa-696x408-1.png)
Vetura e vjedhur në Graçanicë gjendet në Skenderaj
27 dhjetor 2021
| 14:49
Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme, kanë arritur të identifikojnë dhe gjejnë veturën që ishte raportuar e vjedhur një ditë më parë në Stacionin Policor në Graçanicë.
“Hetuesit policor mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin e veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e mesditës së sotme, në qytetin e Skenderajt kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMV me çrast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila një ditë më parë ishte raportuar e vjedhur në zonën e Graçanicës”, ka treguar policia për Express.