Vetura godet dy vajza në Prishtinë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes
28 qershor 2022
| 22:58
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Agim Ramadani, përkatësisht në lagjen Aktash.
Vetura ka goditur dy vajza, këmbësore të cilat kanë pësuar lëndime trupore – ndërkaq shoferi menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ato janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare. Rasti ka ndodhur rreth orës: 22:00.