Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
02 qershor 2023
| 15:51
Një këmbësor ka marrë lëndime trupore pasi është aksidentuar nga një veturë sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti. Tutje Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.