Vetura godet për vdekje një 46-vjeçare në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj

17 dhjetor 2021 | 20:19

Një femër ka vdekur sot pasi u godit nga një veturë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, më saktësisht te rrethi i Lipjanit.

Rastin e kanë konfirmuar nga QKUK.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Naser Syla, tha se viktima ka shkuar në emergjencë gjallë, mirëpo pas 15 minutave ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, Syla tha se gruaja tjetër ka pasur lëndime të rënda por është jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali ka kontaktuar me policinë, mirëpo ende nuk ka marrë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja nga Tetova, Big Mama ka ndarë sot me banorët…