Vetura godet për vdekje një këmbësor në fshatin Jashanicë të Klinës

09 tetor 2024 | 20:45

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai.

“Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka…