Vetura godet turmën, dhjetëra të vdekur në Gjermani
07 prill 2018
| 17:35
Një veturë ka goditur turmën në qytetin Münster të Gjermaninë Perëndimore, akt nga i cili kanë mbetur të vrarë dhjetëra persona, shkruan BBC.
“Janë dhjetëra të vdekur, me gjasë edhe i dyshuari”, ka thënë një zëdhënës i Policisë në Twitter.
Policia lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit, në mënyrë që makinat dhe ekipet e emergjencës të mund t’iu dalin në ndihmë të lënduarve.
Ende nuk është e qartë nëse kjo ngjarje është incident apo sulm.
Në dhjetor të vitit 2016, një kamion u fut në turmën e tregut të Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman, Berlin, duke vrarë 12 veta. (Klan Kosova)