Vetura më e sigurt në botë, ja çfarë ka brenda saj
Limuzina presidenciale e ish-presidentit të ShBA-së është fjala e fundit e teknologjisë. Është e aq e sigurt sa i reziston çdo lloj eksplozivi të fuqishëm.
Vetura e presidentit është makina presidenciale më e blinduara në histori. Struktura e saj e plotë është sekret, ashtu si e çdo presidenti amerikan. Më poshtë ju sjellim gjashtë fakte rreth saj:
- Dritaret
Dritaret e limuzinës janë 5-6 inç të trasha, kundër shpërthimit të bombave dhe sigurisht antiplumb. Edhe pse i trashë mund të shohësh mjaft qartë jashtë.
- Dyert
Dyert i janë nënshtruar inaugurimit dhe me produktin e ri të përfunduar, janë rritur me 8 inç trashësi. Këto dyer peshojnë aq sa të një avioni Boeing 757.
- Shoferi
Shoferi nuk është një shofer i zakonshëm, por agjent i CIA-s, i trajnuar posaçërisht për situata të paparashikueshme. “Bisha” udhëton me presidentin dhe gjithmonë është e parkuar në mënyrë strategjike për të krijuar një barrierë nga njerëzit.
- Pajisjet mbrojtëse
Ka disa pjesë mbrojtëse në bordin e limuzinës. Kamera për të parë natën, mbrojtëse nga plumbat e shotganit dhe pajisje kundërgaz. Nëse presidenti lëndohet në makinë, ka qese gjaku të presidentit që do mund t’i duhen në rast plagosjeje.
- Gomat
Për ta mbrojtur presidentin nga plumbat, gozhda apo objekt tjetër që synon prishjen e gomave, limuzina ka super goma që nuk mund të shpohen kurrë.
- Skeleti
Për të shmangur çdo gjë që nga plumbi deri tek gurët, trupi i makinës është i përbërë nga një përzierje materialesh të forta që punojnë për të ndalur edhe energjinë e një predhe. “Bisha” është fortesë lëvizëse e përbërë nga çeliku, alumini, titani dhe qeramika. Një pjatë e çelikut lëviz poshtë veturës për ta mbrojtur atë nga bombat apo granatat.