![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/vetura.png)
Vetura me targa 3Z para selisë së Vetëvendosjes
02 shtator 2021
| 12:31
Një veturë me tabela zyrtare të përdorura nga Qeveria e Kosovës është parkuar para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila udhëheqë me ekzekutivin në vend.
Vetura me targa 3Z-126-01 është parë të jetë e parkuar sot në orët e mëngjesit dhe sipas tabelës me kodin 01 vetura i përket Zyrës së kryeministrit.
Ndryshe, Vetëvendosje në vazhdimësi kishte kritikuar përdorimin e veturave zyrtare për çështje partiake dhe personale.