Vetura me targa gjermane ra nga rrethrrotullimi, policia jep informacione

14 gusht 2023 | 08:45

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës rreth orës 3:00 të mëngjesit të së hënës.

Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë ekipe të policisë, ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, njofton policia.

Policia thotë më tej se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një reportazh të televizionit serb Pink, i cili u…