Vetura përplas motoçikletën, një i vdekur dhe një i plagosur

05 maj 2019 | 17:53

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari dhe plagosjen e një tjetre ka ndodhur këtë të diel në autostradën Lezhë-Shkodër.

Sipas policisë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, mjeti me drejtues 36-vjeçarin A.H., banues në Shkodër është përplasur me një motoçikletë me drejtues 76-vjeçarin N.Gj.,banues në Lezhë dhe pasagjere 75-vjeçaren N.Gj.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës dhe ka mbetur e plagosur pasagjerja, e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rikonfirmuar se nga Samiti…